Djali i Hashim Thaçit, Endriti falenderon qytetarët për përkrahje në protestë: Pafajësi dhe liri

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi tha se prania e qytetarëve dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.

Tutje, Thaçi shkroi se për popullin ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri!.

“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër