Kërcënon bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 51 vjeçari nga Pallatica

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 tetor, Zhurnal.mk – Më 01.10.2026 në orën 11:15, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin Xh.B. (51) nga fshati Pallaticë, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 07:30 në një objekt hotelerik në fshat me një mjet të mprehtë e ka kërcënuar personin R.I. (70) nga fshati Pallaticë. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar thika, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër