AKT dhe Universiteti i Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit të turizmit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e turizmit dhe forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë turistike.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, me synimin për të nxitur praktikat profesionale, programet e studimit dhe punës, trajnimet, projektet e përbashkëta, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e aftësive të reja për studentët dhe profesionistët e turizmit.
“Një partneritet që investon te brezi i ri, forcon kapitalin njerëzor të turizmit shqiptar dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues, inovativ dhe gjithëvjetor”, tha Hysaj.
Në fokus të këtij bashkëpunimi, rektori Fortuzi theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive konkrete për studentët, duke e orientuar bashkëpunimin drejt praktikave profesionale, trajnimeve, programeve të studimit dhe punës, projekteve të përbashkëta dhe kërkimit shkencor.
Për UAMD-në, shtoi Fortuzi, ky partneritet është një tjetër hap drejt një universiteti që nuk ndalet te formimi akademik, por ndërton ura të drejtpërdrejta mes studentit dhe tregut të punës.
Kjo marrëveshje është një mundësi më shumë mundësi për studentët, për të qenë sa më pranë profesionit të tyre të ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër