Edhe tri ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 tetor ZHurnal.mk – Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, ndërsa partitë politike parlamentare po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një marrëveshje lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, zhvillimet politike të ditës së djeshme u përqendruan në takimet ndërmjet liderëve të partive, ndonëse, përpjekjet e tyre nuk sollën ende një dakordim për presidentin.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti të shtunën zhvilloi takime të ndara me liderët e dy partive më të mëdha opozitare, Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhikun e prej Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Krahas çështjes së presidentit, PDK-ja po insiston që deri më 6 tetor të miratohet në dy leximet në Kuvendin e Kosovës edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen i proceduar nga qeveria të premten.

Sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të përfundojë deri më 6 tetor.

Kosova, në dy vitet e fundit në Kosovë ka mbajtur tri palë zgjedhje. Të tria këto procese kanë qenë zgjedhje parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPress.

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, nuk rezultuan në formimin e një qeverie, ndërsa zgjedhjet e dyta, më 28 dhjetor 2025, përfundoi në një bllokim institucional mbi zgjedhjen e një presidenti dhe në fund në shpërbërjen e parlamentit në prill. Kështu si rrjedhojë e kësaj, zgjedhjet e treta u mbajtën edhe më 7 qershor 2026.

Ndërkohë, në një aktgjykim të 23 shtatorit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, nga dita kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor.

Vendi rrezikon sërsish të shkoj në zgjedhje deri më 15 nëntor nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 6 tetor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër