VLEN: Mbështetje masive për Jakup Huseinin, Bërvenica kërkon ndryshimin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – “Bërvenica u mblodh rreth vizionit për një kapitull të ri. Me pjesëmarrje të madhe të banorëve nga të gjitha vendbanimet e komunës, Konventa promovuese e Jakup Huseinit solli në një vend simpatizantë, strukturat e VLEN-it dhe përfaqësuesit e pushtetit qendror”, thuhet në komunikatën e VLEN.

Ja komunikata e plotë:

Në prani të ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të VLEN-it, Jakup Huseini prezantoi planprogramin për katër vitet e ardhshme, të ndërtuar mbi nevojat që ka dëgjuar gjatë takimeve me banorët e të gjitha vendbanimeve të Bërvenicës.

Qeverisje transparente, zhvillim ekonomik dhe përfshirje e diasporës, më shumë mundësi për të rinjtë dhe investime në infrastrukturë e mjedis janë katër shtyllat mbi të cilat Huseini synon ta ndërtojë punën e ardhshme të komunës.

Programi zbret deri te nevojat konkrete të çdo vendbanimi: shkolla, rrugë, ndriçim, ujësjellës, ura, hapësira sportive, mbrojtja nga përmbytjet dhe projekte për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Për Jakup Huseinin, kjo garë bazohet edhe në përvojën e tij gjashtëvjeçare si nëpunës në Komunën e Bërvenicës, ku ka qenë i përfshirë në hartimin dhe realizimin e projekteve për banorët.

Kësaj përvoje i shtohet mbështetja e plotë e VLEN-it dhe e pushtetit qendror. Ministrat, deputetët dhe funksionarët e VLEN-it do të jenë pjesë e këtij angazhimi, me qëllim që Bërvenica të ketë mbështetje institucionale dhe projekte konkrete për zhvillimin e saj.

Masoviteti i Konventës në Çellopek dhe mbështetja nga të gjitha vendbanimet e Bërvenicës e vendosin Jakup Huseinin në qendër të garës për ndryshimin e komunës.

Me numrin 4, VLEN synon fitoren e komunës së 11-të.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër