Tiranë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Rreziku për përhapjen e zjarreve vijon të mbetet i lartë për shkak të thatësirës nga mungesa e reshjeve të shiut.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) janë në gatishmëri të plotë dhe po ndërhyjnë në çdo rast të raportuar.
Përmes një reagimi sot në rrjetet sociale, Ministria u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë kësaj periudhe, duke theksuar rëndësinë e masave parandaluese për shmangien e vatrave të zjarrit.
“Edhe pse kemi hyrë në muajin tetor, thatësira dhe mungesa e reshjeve vijojnë të mbajnë të lartë rrezikun e zjarreve. Strukturat e MZSH-së janë në gatishmëri të plotë, duke ndërhyrë në çdo rast të raportuar. Kjo periudhë kërkon më shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe parandalim”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
