Tiranë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita uroi sot studentët për nisjen e vitit të ri akademik.
Në mesazhin e tij, Hita theksoi se “për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar”.
Ai siguroi studentët se Policia e Shtetit do të jetë pranë tyre “për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare”.
“Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit. Siguria ndërtohet së bashku”, theksoi ai.
Studentët në të gjithë vendin nisin sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorë.
