Peleshi pret delegacionin e Kongresit amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, me vendin në fazën përfundimtare të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE dhe me një rol gjithnjë e më aktiv në kuadër të NATO-s dhe sigurisë rajonale.

Në qendër të diskutimit ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe bashkëpunimi për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Kryetari Peleshi dhe delegacioni amerikan sollën në vëmendje edhe përshpejtimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke vlerësuar rëndësinë e reformave dhe të forcimit të institucioneve demokratike si pjesë e këtij procesi.

Një tjetër fokus i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe i marrëdhënieve të biznesit, me synim krijimin e më shumë hapësirave për investime dhe partneritete mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Në diskutim u vendos theks edhe te roli i Kuvendit dhe bashkëpunimi ndërparlamentar, si dhe te nevoja për dialog konstruktiv mes forcave politike dhe grupeve parlamentare për avancimin e reformave, rritjen e transparencës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit Shqipëri-SHBA si një marrëdhënie strategjike e rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen e paqes, integrimin euroatlantik dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër