MSH: Pritet që vaksinat kundër gripit të sigurohen këtë muaj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 tetor, Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë po bën përpjekje që vaksinat kundër gripit sezonal të sigurohen sa më shpejt të jetë e mundur, për vaksinimin e kategorive të cenueshme të qytetarëve të fillojë sipas planit.

Problemi, thonë është global për shkak të ndryshimeve në llojet e viruseve në përbërjen e tyre, prandaj prodhimi i vaksinave u vonua. Nga MSh presin brenda muajit që vaksinat të sigurohen përmes kanaleve ndërkombëtare.

“Në tenderin e publikuar për furnizim nuk arriti asnjë ofertë – arsyeja është një problem në prodhimin në nivel global, jo në procedurën tonë. Këtë vit, për herë të parë, të tre llojet virale në përbërjen e vaksinës (dy për gripin A dhe një për gripin B) kanë ndryshuar menjëherë. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe FDA e SHBA-së i përditësuan të tre llojet së bashku, gjë që vonoi fillimin e prodhimit nga prodhuesit në të gjithë botën”, informojnë nga Ministria.

Nga atje potencojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me vendet e rajonit dhe më gjerë dhe se pritet që së shpejti gjatë këtij muaji  vaksinat të sigurohen përmes kanaleve ndërkombëtare

“Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurtë kundër nga format e rënda të gripit dhe ndërlikimeve, veçanërisht për të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Për çdo përparim qytetarët do të informohen në kohën e duhur”,  theksohet në komunikatën e Ministrisë  së Shëndetësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër