Del në dritë ditari i papublikuar i papa Françeskut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Vatikan, 06 tetor, Zhurnal.mk – Një ditar i papublikuar i papa Françeskut, që përmbledh shënime personale të mbajtura për më shumë se 30 vjet, do të botohet më 24 nëntor në 94 vende të botës, njoftuan botuesit e tij.

Libri, i titulluar “Ditari shpirtëror i papa Françeskut”, përmbledh dhe komenton shënimet e Jorge Mario Bergoglios të shkruara nga 20 dhjetori 1992 deri më 18 gusht 2024.

Vepra prezantohet nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández, një prej bashkëpunëtorëve të afërt të papa Françeskut.

Sipas Vatikanit, libri ka “vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme” për të kuptuar personalitetin e papës argjentinas, i pari me origjinë latino-amerikane që drejtoi Kishën Katolike.

Papa Françesku drejtoi Kishën Katolike nga 13 marsi 2013 deri në vdekjen e tij më 21 prill 2025.

Libri do të botohet njëkohësisht në pesë gjuhë dhe në 94 vende, duke nisur nga 24 nëntori.

Edicioni italian do të publikohet nga ”Libreria Editrice Vaticana”, ndërsa versionet në spanjisht, anglisht dhe portugalisht nga ”Penguin Random House”.

Botimi në gjuhën frënge do të realizohet nga ”Albin Michel”.

Sipas presidentit të shtëpisë botuese ”Albin Michel”, Gilles Haëri, këto faqe “shumë personale” vijojnë në të njëjtën linjë me autobiografinë e papa Françeskut, “Shpreso”, e cila u botua disa javë para vdekjes së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër