Ministrja e energjetikës Bozhinovska në Beograd: Po ndërtohet një rajon energjetik më i sigurt dhe më i ndërlidhur

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, po merr pjesë në Samitin e Dytë Ministror të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Bullgarisë, i cili po mbahet në Beograd, nën organizimin e Republikës së Serbisë.

Në fokus të samitit janë siguria e furnizimit, zhvillimi i Korridorit Vertikal të Gazit, qasja në kapacitetet e LNG-së përmes Aleksandrupolit, diversifikimi i burimeve dhe rrugëve të furnizimit, si dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal në sektorin elektroenergjetik.

Samiti vjen pas takimit të parë ministror në Athinë, në maj, dhe vijon dialogun për një qasje të përbashkët rajonale ndaj sigurisë energjetike dhe qëndrueshmërisë së sistemeve.

Në delegacionin maqedonas janë edhe drejtori i MEMO-s, Zoran Gjorgjievski, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Aleksandar Paunoski, si dhe përfaqësues të NOMAGAS-it.

Gjatë vizitës, ministrja Bozhinovska do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me ministrin bullgar të energjetikës, me fokus në avancimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tashmë të vendosur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër