Manastir, 6 tetor Zhurnal.mk – Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka siguruar urdhra gjyqësorë për kontroll në shtëpinë dhe ambientet zyrtare të një prokurori të lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale – “Pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, nga neni 359, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal.
Kontrollet, në bazë të urdhrave të siguruar, po i kryejnë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
