Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin bashkë në PDK, përkrah Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Hoxhaj ka thënë se fotografia ruan një histori të përbashkët, ndërsa ka shprehur besimin se në detyrën e re, zëri i Presidentes do të jetë i fuqishëm edhe në kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Kjo fotografi ruan një histori të përbashkët. Sot, Justina merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore. Urime Presidente! Besoj se zëri yt do të jetë i fuqishëm për drejtësinë dhe për kthimin në liri të atyre që sot mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër