Në orën 15:00 mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovë, Justina Shiroka-Pula, raporton Ekonomia Online.

Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në një votim mesnatën mes të martës dhe të mërkurës. Ajo pati mbështetjen e Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër