Gjermania ashpërson ligjin: Dënime për krijimin dhe shpërndarjen e “deepfake”-eve seksuale dhe fotografive intime pa leje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Berlin, 07 tetor, Zhurnal.mk – Gjermania planifikon të bëjë vepër penale mbajtjen, prodhimin dhe shpërndarjen e videove që tregojnë përdhunime, në kuadër të një projektligji të ri kundër dhunës në internet dhe në mjediset digjitale.

Projektligji, i cili pritet të shqyrtohet sot nga qeveria gjermane, parashikon gjithashtu vepra të reja penale për keqpërdorimin e identitetit dhe krijimin apo shpërndarjen pa leje të “deepfake”-eve seksuale.

Deepfake-et seksuale janë foto ose video të manipuluara me teknologji, të cilat në pamje të parë, duken sikur tregojnë një person real të zhveshur ose duke kryer veprime seksuale, edhe pse në të vërtetë ai person nuk ka qenë në atë situatë.

Sipas ligjit aktual gjerman, mbajtja dhe prodhimi i videove që tregojnë përdhunime nuk janë përgjithësisht të ndaluara kur bëhen për përdorim privat, ndërsa shpërndarja e tyre nuk konsiderohet automatikisht vepër penale.

Nëse është kryer apo jo një vepër penale varet nga çfarë tregohet në video, si dhe ku është regjistruar ajo dhe kujt i dërgohet ose i jepet.

Projektligji i ri do ta bënte gjithashtu vepër penale fotografimin ose shpërndarjen pa leje të pjesëve intime të një personi tjetër.

Këto rregulla kundër filmimit ose fotografimit të fshehtë të trupit të personave do të zbatoheshin pavarësisht nëse fotografitë janë bërë në vende publike, si sauna ose plazh nudist, apo në ambiente private.

Projektligji, i propozuar nga ministrja e Drejtësisë, Stefanie Hubig do ta konsideronte shprehimisht, vepër penale edhe përdorimin e një profili të rremë në emër të një personi real, kur ai profil përdoret për të komunikuar në një mënyrë që dëmton reputacionin ose emrin e atij personi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër