Serafimovski njoftoi kompensim për blegtorët, delet e të cilëve kanë ngordhur për shkak të lisë

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor, Zhurnal.mk – Serafimovski informoi se deri më tani nga Bashkimi Evropian janë siguruar 450 000 vaksina kundër lisë te delet dhe dhitë dhe se është marrë leja për përdorimin e tyre. Ministri njoftoi se gjatë javës së ardhshme ministria përkatëse do të mbajë një takim me përfaqësuesit e blegtorëve për të rënë dakord për hapat e ardhshëm dhe mundësinë e kryerjes së vaksinimit të bagëtive.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, thotë se është përgatitur një metodologji për kompensimin e blegtorëve, delet e të cilëve në periudhën e kaluar kanë ngordhur për shkak të lisë. Deri më tani, siç tha ministri, numri i deleve të ngordhura shkon drejt 10 000 krerëve.

„Sipas rregullave, në të njëjtin vend për të paktën gjashtë muaj nuk do të mund të mbahet sërish bagëti. Prandaj, ne do të shikojmë maksimalisht çfarë mund të bëjmë për të kryer pagesën ndaj blegtorëve që të mund të përgatiten për blerjen sërish të deleve të reja“, deklaroi sot ministri.

Ai informoi se deri më tani nga Bashkimi Evropian janë siguruar 450 000 vaksina kundër lisë te delet dhe dhitë dhe se është marrë leja për përdorimin e tyre. Në këtë kuptim, Serafimovski njoftoi se gjatë javës së ardhshme ministria përkatëse do të mbajë një takim me përfaqësuesit e blegtorëve për të rënë dakord për hapat e ardhshëm dhe mundësinë e kryerjes së vaksinimit të bagëtive.

Ministri vlerësoi se situata me lisën te delet është stabilizuar dhe se për momentin përhapja është e kufizuar në Rajonin Lindor, i cili është një nga më të prekurit. Ai shton se blegtorët po veprojnë sipas të gjitha masave të përcaktuara, domethënë po i izolojnë tufat, për shkak të së cilës po ulet numri i krerëve të sëmurë.

„Në koordinim me blegtorët do të shqyrtohen hapat e ardhshëm për përballimin e sëmundjes dhe do të shqyrtojmë mundësinë e vaksinimit të bagëtive në përputhje me rekomandimet e ekspertëve evropianë“, deklaroi ministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër