Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë takimit, Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, Ajeti e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër