Garda Revolucionare pretendon goditjen e një cisterne me LNG

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Teheran, 09 tetor, Zhurnal.mk – Garda Revolucionare e Iranit deklaroi sot se ka goditur një anije të madhe transportuese të gazit të lëngshëm të naftës (LNG), e cila po përpiqej të kalonte përmes një rruge që Teherani e cilëson të paligjshme në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas një deklarate të Gardës Revolucionare, të publikuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, anija ”NV Sunshine”, në pronësi të kompanisë ”NatWit”, u godit teksa po përpiqej të kalonte në jug të ngushticës.

Forcat iraniane pretendojnë se kanë marrë nën kontroll administrimin e Ngushticës së Hormuzit dhe se goditja u krye në kuadër të këtij operacioni.

Ngushtica e Hormuzit është një korridor strategjik për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit, ndërsa zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit dhe furnizimet globale me energji.

Deri në këtë moment, në deklaratën e cituar nuk jepen detaje të mëtejshme mbi dëmet e shkaktuara në anije apo mbi gjendjen e ekuipazhit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër