Nikolloski në Podgoricë: Takim me Spajiqin për lidhshmëri më të mirë rajonale dhe integrime evropiane

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Qeverisë, Aleksandar Nikolloski, ndodhet në një vizitë pune në Mal të Zi, ku sot zhvilloi takim me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Në fokus të takimit ishin avancimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike, zhvillimi rajonal dhe procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga takimi u dërgua një mesazh i qartë se Maqedonia dhe Mali i Zi janë partnerë të afërt dhe se në periudhën e ardhshme të dy vendet do të bashkëpunojnë edhe më fuqishëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe integrimit evropian.

Theks i veçantë iu kushtua mundësive për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe avancimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve, si dhe përmirësimit të lidhshmërisë së transportit dhe asaj ajrore.

Nikolloski theksoi se Qeveria po punon me përkushtim në lidhjen rajonale si politikë zhvillimore. Lidhshmëria më e mirë infrastrukturore, rrugët dhe hekurudhat moderne, si dhe qarkullimi më i lehtë i njerëzve dhe mallrave, janë kyçe për hapjen e tregjeve të reja, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për rritje ekonomike.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për perspektivën evropiane të rajonit, me ç’rast u theksua se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. U theksua nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë të vendeve të rajonit si një nxitje shtesë për përshpejtimin e reformave.

Në planin politik, u diskutua për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe për nevojën e forcimit të koordinimit dhe të veprimit të përbashkët të vendeve të rajonit përpara partnerëve evropianë.

U vlerësua se ekzistojnë potenciale të konsiderueshme të pashfrytëzuara, të cilat duhet të shndërrohen në rezultate konkrete. Në këtë drejtim, u konkludua se Maqedonia dhe Mali i Zi mbeten të përkushtuara për ndërtimin e një partneriteti të fortë, me më shumë investime, lidhshmëri më të mirë, shkëmbim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër