Apeli ia rrëzon pafajësinë babait të Vanjës, mbeten në fuqi burgimet e përjetshme për katër të dënuarit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevskin – Pallço, Velibor Manev, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishevin, por ka shfuqizuar vendimin me të cilin babai i Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, ishte liruar nga akuza.

Gjykatësit e Apelit në Shkup vlerësojnë se Gjykata Themelore Penale në Shkup nuk i ka shqyrtuar në mënyrë të mjaftueshme provat e Prokurorisë Publike kundër Gjorçevskit.

“Rekomandimi ynë është që provat të rivlerësohen, me udhëzime konkrete, veçanërisht deklaratat e të akuzuarve të dhëna në Prokurorinë Publike, deklarata e nënës së Vanja Gjorçevskës dhe mesazhet në komunikimin përmes Viberit”, deklaruan gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup gjatë takimit të djeshëm me gazetarët.

Më herët, nga Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftuan se, menjëherë pas marrjes së vendimit, do të caktojnë një gjykim të ri për Aleksandar Gjorçevskin.

Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski u vranë në nëntor të vitit 2023.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër