Trump emëron Katie Zacharia në postin e sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Uashington, 10 tetor ZHurnal.mk – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e Katie Zacharia në postin e sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Në një deklaratë lidhur me këtë vendim, Trump e cilësoi emërimin si një nder të madh, duke shprehur besimin se Zacharia do të japë një kontribut të rëndësishëm në shërbim të vendit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi gjithashtu se Zacharia gëzon respektin e medias dhe se pritet të bashkëpunojë ngushtë me gazetarët, qytetarët amerikanë dhe administratën e tij.

Emërimi i saj vjen në kuadër të organizimit të ekipit të komunikimit të administratës Trump, i cili ka një rol të rëndësishëm në përcjelljen e qëndrimeve dhe vendimeve të presidentit për publikun.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër