Vrau gruan se i kërkoi divorcin/ Autorit iu gjetën në banesë armë e municione

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gjilan, 10 tetor Zhurnal.mk – Kërkesa për divorc nga ana e 27-vjeçares është një nga pistat që po hetohet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Gjilan. Nafije dhe vëllai i saj, Egzon Bugujevci, u vranë me armë zjarri. Për vrasjen është arrestuar bashkëshorti i saj, Valon Ramushi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Livoç i Ulët, ku mbeti i plagosur edhe Mazllum Bogujevci, kushëri i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

dy viktimat dhe kushëriri i tyre ndodheshin në të njëjtin automjet kur Valon Ramushi iu afrua dhe hapi zjarr. Pas të shtënave, ai e dërgoi bashkëshorten në urgjencën e spitalit të Gjilanit, ku ajo mbërriti pa shenja jete.

Në kuadër të hetimeve, policia ka kontrolluar banesat dhe pronat e Ramushit, ku ka sekuestruar dy armë gjahu me leje të skaduar, një pistoletë pa leje dhe një armë pneumatike. Gjatë kontrolleve janë gjetur gjithashtu 520 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa telefona celularë dhe pajisje për regjistrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Ramushi ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër