Filipçe: Brezi i sotëm ka një betejë për të ardhmen

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk – Para 85 viteve, paraardhësit tanë luftuan për shtetin tonë. Brezi ynë duhet të luftojë që fëmijët tanë të qëndrojnë këtu, në shtëpi. Dhe kjo është detyra jonë historike, porositi sot nga Prilepi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. LSDM organizoi një marsh për nder të festës së 11 tetorit nga Parku i Revolucionit, Muraja e të Pamposhturve deri në qendër të Prilepit, muzeu memorial “11 Tetori”.

“Sot marshojmë në nder të luftëtarëve që fituan lirinë tonë, ndërsa e filluan 85 vjet më parë. Marshojmë për t’i bërë homazh guximit dhe sakrificës së tyre. Ne jemi trashëgimtarët e tyre krenarë. E kujtojmë veprën e tyre, e respektojmë dhe e ruajmë trashëgiminë e tyre. Përveç të gjitha datave tona të lavdishme dhe historike, duhet të pranojmë se partizanët fituan fitoren më të madhe dhe të vetme që çoi në shtetin e parë modern kombëtar”, tha Filipçe.

Ai shtoi se antifashizmi është themeli ynë, ndërsa “lufta për një Maqedoni të lirë dhe të drejtë është detyrimi ynë”.

Për Filipçen, siç tha, “lufta historike për liri vazhdon edhe sot përmes një lufte demokratike kundër krimit, korrupsionit, padrejtësisë dhe politikave të pushtetit që minojnë dinjitetin e qytetarëve”.

Në fjalimin në Prilep, Filipçe porositi se lufta për Maqedoninë sot është luftë për dinjitetin e çdo qytetari, për një jetë më të mirë, për drejtësi dhe për një të ardhme evropiane, duke theksuar se LSDM nuk do të heqë dorë nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Maqedonisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër