Tiranë, 10 tetor Zhurnal.mk – Flutura Açka ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te debatet për reformën, situata brenda Partisë Demokratike dhe roli i opozitës përballë qeverisë së Edi Ramës.
Açka kritikoi procesin e diskutimeve për reformën, duke vënë në pikëpyetje mungesën e një drafti konkret, pavarësisht takimeve të zhvilluara. Sipas saj, debati publik duhej të përqendrohej te përmbajtja e reformës dhe jo te takimet që, sipas saj, nuk prodhuan rezultate konkrete.
Ajo shtoi se do të kishte qenë më e dobishme që diskutimi të përqendrohej te vetë reforma dhe përmbajtja e saj, në vend të asaj që e cilësoi si një proces formal.
“Nëse nuk do ta votosh nuk pse ta thuash kur je njeri i rreshtoresh, ke 13 vjet që je në rreshtore dhe ke votuar. Tani u kujtove të bësh disidentin apo disidentet. Ndoshta mund ta ketë pasur edhe seriozisht, por mbetet vepra. Bëjë aktin dhe ik me nder. Sepse përderisa e krijove në publik duet ta mbash deri në fund. U bënë 120 takime, parje të nuses me dhëndrin…Ku është drafti? Nuk ishte drafti askund, por u duk si një qokë që u bë më 1 tetor…Pra më mirë të bënim debat për reformën se sa atë lloj formë. Në PD Shoh një pikjatë të dukshme. PD edhe për reformën territoriale duhet të kërkonte ndjesë. Ai ka 83 mandate sepse i ke dhënë në 2024 dhe këta personazhe nuk duhet të jenë në parlament. PD kishte shansin e madh të përgatitej për pushtet nëse do të hynte në reformë të thellë dhe do ta merrte pushtetin. Por zoti Berisha duhet të ishte tërhequr”, tha ajo ndër të tjera në News24.
