Rrahja brutale e dy të rinjve nga Saraji: Nga katër policët e dhunshëm, padi vetëm për njërin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk – Nga katër policë që shihen duke rrahur dy të rinjtë nga Saraji, vetëm njëri do të përfundojë me padi. Ministria e Punëve të Brendshme pasditen e sotme ka ftuar djemtë për të identifiluar policin e dhunshëm, ndërsa në Prokurori – brenda 24 orëve do të dorëzojë vetëm një padi penale, raporton TV Telma nga burime zyrtare brenda MPB-së.

Tre të tjerët që shihen duke goditur djemtë e shtrirë përtokë, duket se kanë shpëtuar!

Një video ku shihet brutalitetit policor ndaj dy djemve është përhapur në rrjetet sociale, gjë që është plotësisht në përputhje me deklaratat e djemve të rrahur se, pasi u nxorën nga automjeti dhe u prangosën, oficerët e policisë filluan t’i rrahin.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një ekip policor me përbërje të përzier etnike, dhe i dyshuari kryesor nga oficerët policer është shqiptar dhe një boshnjak, ndërsa ndihmohen edhe nga dy maqedonas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër