Sezoni i gjuetisë / Gjuetarët detyrimisht të respektojnë ligjin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor Zhurnal.mk – MPB njofton se dje (11.10.2026), Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilloi një aktivitet parandalues me rastin e fillimit të sezonit të ri të gjuetisë.

Nëpunësit policorë morën pjesë në hapjen e sezonit, të organizuar nga shoqata e gjuetarëve „Bujna Leska“ nga Bërvenica, në vendin e quajtur „Çuka“ (zonë e fshatit Vollkovi), ku zhvilluan takime me drejtuesit dhe anëtarët e shoqatës.

“Gjatë takimit, gjuetarëve iu bë e ditur se duhet të respektojnë detyrimisht Ligjin për Gjuetinë dhe Ligjin për Armët, si dhe ta përdorin armën vetëm për qëllimin e lejuar. Para çdo të shtëne, gjuetari duhet ta identifikojë me siguri objektivin dhe të ketë kujdes për praninë e mundshme të gjuetarëve të tjerë, alpinistëve ose bujqve”.

“Ndalohet rreptësisht përdorimi i armëve të zjarrit nën ndikimin e alkoolit ose të substancave psikoaktive. Gjithashtu, u bë apel që të raportohen personat që gjuajnë pa leje ose jashtë ditëve të lejuara për gjueti”.

“SPB Tetovë apelon për sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në gjueti dhe të qytetarëve”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër