Mexhiti: Fillimi i punimeve autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, po konkretizohet edhe një investim tjetër!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se fillimi i punimeve për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8 që do të lidhë Pollogun me Kërçovën dhe Shqipërinë.

Sot nisën punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8.

Ky segment do të përmirësojë lidhjen rrugore të Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke lehtësuar qasjen drejt tregjeve evropiane.

Me nisjen e këtyre punimeve, po konkretizohet edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër