5
Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë reshje të borës.
Në vend do të ketë një erë të fortë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri 13, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 16 gradë celsius.
Gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i ftohtë.
