Kovaçev për Iva Mihailovën: “Shkupi nuk ka për çfarë të ankohet nga Bullgaria”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk ka arsye të ankohet para institucioneve evropiane për shkak të kthimit të Iva Mihailovës në Bullgari. Sipas tij, rasti duhet të shqyrtohet nga aspekti humanitar, e jo si kontest politik mes dy shteteve.

Ai theksoi se eurodeputetët bullgarë i kanë bashkuar përpjekjet për mbështetjen e Mihailovës dhe nënvizoi se ajo ka të drejtë të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Mihailova mbërriti në Bullgari dhe u vendos në spitalin “Pirogov” në Sofje, ku filluan kontrollet mjekësore për vlerësimin e gjendjes së saj shëndetësore dhe përcaktimin e trajtimit të nevojshëm.

Kovaçev shprehu shpresë se do të vendoset dialog konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe porositi që të dyja palët duhet t’i përmbahen Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Deklarata e Kovaçevit për BNT u publikua më 12 tetor 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër