Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Keti Shterjova nga radhët e LSDM-së në konferencën e sotme për shtyp kërkoi dorëheqje të menjëhershme nga ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski dhe përgjegjësi të plotë për të gjithë të përfshirët në arratisjen e Iva Mihailovës jashtë shtetit.
Nga partia theksojnë se Mihailova e ka lëshuar vendin edhe pse gjykata ia kishte marrë pasaportën maqedonase dhe bullgare, duke theksuar se ajo publikisht ka deklaruar se e ka kaluar kufirin ligjërisht me letërnjoftim, ndërsa nga MPB pretendojnë se nuk ka dalje të evidentuar.
– MPB thotë nuk ka dalje të evidentuar. Gjithçka është e qartë. Qytetarët nuk janë naivë. Shikojnë dhe dinë. Kjo është e marrë vesh! – tha Shterjova.
Nga partia kërkojnë përcaktimin e përgjegjësisë për të gjithë ata që kanë dhënë udhëzime ose kanë lënë pa vepruar, duke theksuar se kufiri është “rrjetë edhe për kriminelë edhe për të arratisurit nga drejtësia”. Po ashtu, nga LSDM u ndalën edhe në çështje të tjera aktuale të sigurisë dhe incidente në vend, duke kërkuar zbardhje të plotë të rastit dhe marrje përgjegjësie nga institucionet kompetente.
