Erdogan uron Shiroka Pulën për marrjen e detyrës si Presidente e Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur Presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

“Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të letrës, Presidenti Erdoğan i ka uruar Presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër