Lela, ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet në Kosovë, ku duket se e pret një mundësi e re në televizion.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku ka paralajmëruar një projekt të ri, pa zbuluar ende se për çfarë bëhet fjalë.
“Bye Bye Gjermani. Jam duke u kthyer në Kosovë për një super projekt.
Foto: Instagram
Shihemi shumë shpejt në TV”, ka shkruar ajo.Deri më tani, Lela nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij angazhimi, ndaj mbetet të shihet nëse do të jetë pjesë e ndonjë formati të njohur televiziv apo nëse bëhet fjalë për një projekt krejtësisht të ri.
Ndërkohë, javët e fundit, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën private, pasi ka konfirmuar ribashkimin me këngëtarin Leo, pas periudhës së ndarjes që kishte tërhequr interesin e publikut.
Dyshja u rikthyen në vëmendje pas publikimit të pamjeve të përbashkëta gjatë pushimeve, ndërsa më vonë Lela u shfaq edhe në videoklipin e këngës “Don” të Leos.
Konfirmimi përfundimtar i lidhjes erdhi përmes një kolazhi me momente romantike, të cilin e publikuan në rrjetet sociale.

