Komisionet parlamentare mblidhen sot, në fokus Byroja Shtetërore dhe verifikimi i pasurisë së pajustifikueshme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Disa komisione parlamentare do të mblidhen sot në ambientet e Kuvendit, për të diskutuar çështje përkatëse.
Mbledhja e parë do të fillojë në orën 09:30, me Komisionin për Integrim Evropian, që do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Gjysmë ore më vonë do të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione. Në këtë mbledhje pritet të shpallet konkursi për Avokatin e Popullit.

Në të njëjtin orar do të mblidhen edhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që do të shqyrtojë planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor 2026.

Po në orën 10 do të mbajë mbledhje edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Ky komision pritet të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në orën 11 do të mbajë mbledhje Komisioni për Buxhet, i cili do të shqyrtojë raportin financiar të RTK-së për periudhën janar-qershor 2026. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe programi i shpenzimeve të RTK-së në periudhën korrik-dhjetor 2026.

Në të njëjtin orar do të mbajë mbledhje Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin Korrupsionit, që merr vëmendjen më të madhe.

Në këtë mbledhje do të formohet grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër