Kryetarja Haxhiu priti në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Kryetarja Haxhiu falënderoi znj. Vakali për bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë dhe i uroi suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Në takim u shpreh vullneti për të thelluar bashkëpunimin dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura