Kuvendi mban seancë të enjten

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Të enjten, në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës, raporton Ekonomia Online. Në këtë seancë do të diskutohen shtatë pika.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme; Deklarimet jashtë rendit të ditës; Pyetjet parlamentare; Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës; Propozimi i GP-së Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare; Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër