Kuvendi dha dritë jeshile: Ushtarë e RMV-së nisen në mision në BiH

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri e mbështeti vendimin për dërgimin e 32 pjesëtarëve të Ushtrisë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe e përcolli për procedim të mëtejshëm kuvendor.

Në seancën e sotme të 52-të, ministri i mbrojtjes Vlado Misajllovski sqaroi se bëhet fjalë për një angazhim gjashtëmujor, i cili duhet të fillojë në nëntor 2026 dhe të zgjasë deri në maj 2027.

„Të gjitha shpenzimet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes“, pohoi Misajllovski.

Propozim-vendimi tani vazhdon në procedurën kuvendore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër