Aksident i rëndë trafiku në Dobrosht, vetura humb kontrollin dhe përplaset në tullat e betonit!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Dobrosht të Tetovës, ku një veturë është përplasur në blloqe betoni. Sipas raportimeve të Tema-s, vetura ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tullat e betonit, ndërsa si pasojë e aksidentit, një person ka përfunduar në spital. Policia është në vendngjarje.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të personit të lënduar dhe rrethanat e plota të aksidentit./Tema.mk/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër