Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar pas një deklarate të mbrëmshme të Daut Haradinajt nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit.

Krasniqi, i cili është edhe bashkëshorti i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, hodhi akuza të rënda për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur model të “mercenarizmit të pasluftës” dhe duke e akuzuar për “haraq dhe krim ordiner”.

“Dauti e ka me ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së fituar me haraq dhe krim ordiner. E krimi nuk vjetërohet e as nuk mbulohet nën kauzën e UÇK. Tipat si ky janë modeli i mercenarizmit të pasluftës. Njerëz të paprekshëm që kanë krijuar norma paralele dhe jetojnë në realitet paralel i cili nuk njeh shtet, ligje, institucione, demokraci dhe i mbivendosen atyre me shantazh, dhunë përmes strukturave të tyre kriminale paralele”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Duke përmendur edhe kryetarin e Skënderajt, ish-komandantin tjetër të UÇK-së, Sami Lushtaku, Zyba tha se ata “kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi”.

“Pra, dijeni. Kur Dauti, Samiu etj kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale dhe korruptive, të kësaj Kosove që mendojnë që vetëm këta e kanë çliru e ne jemi robër të tyre, atëherë këtij vendi ka me i ardh era SHTET që frymon sipas idealeve të dëshmorëve. E unë për një Kosovë të tillë jetoj,veproj, flijohem”.

Për deklaratën e Haradinajt reagoi edhe bashkëpartiaku i Krasniqit, deputeti Salih Zyba i cili kërkoi reagimin e Prokurorisë pas deklaratave të Haradinajt, duke pyetur se a kishte ai plan për gjakderdhje natën e 6 tetorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër