Shkup–Dubai pa ndalesa: Nga marsi nisin fluturimet tri herë në javë!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Nga marsi i vitit 2027, Shkupi dhe Dubai do të lidhen me fluturime të drejtpërdrejta, tri herë në javë, përmes kompanisë ajrore Flydubai.

Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas takimit me drejtorin kryesor komercial të kompanisë, Hamad Obaidalla, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Ministrisë, linja e re ajrore synon të përmirësojë lidhjet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve, duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve.

Mucunski e cilësoi marrëveshjen si rezultat konkret të diplomacisë ekonomike dhe përpjekjeve për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Ministria theksoi gjithashtu kontributin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe për realizimin e kësaj linje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër