“Luani i pathyer i UÇK-së”, Daut Haradinaj kujton Adrian Krasniqin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Daut Haradinaj nga Aleanca, pas homazheve në nderim të 29-vjetorit të rënies së bashkëluftëtarit Adrian Krasniqi, ka kujtuar figurën e tij përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se Adrian Krasniqi i bashkoi njerëzit atëherë dhe vazhdon t’i bashkojë edhe sot, duke mbetur i gjallë në kujtesën e tyre si një luan i pathyer i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Adrian Krasniqi na bashkoi ashtu siç na ka bashkuar gjithmonë. Ai, edhe pas 29 vitesh në përjetësi, mbetet i freskët në kujtesën tonë si luan i pathyer i UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër