14
Një 26-vjeçar nga Gostivari është raportuar i zhdukur nga motra e tij, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.
Sipas informacioneve nga policia, rasti është raportuar më 16 tetor 2026, rreth orës 01:20, në Departamentin e Policisë në Gostivar. Motra 20-vjeçare ka deklaruar se vëllai i saj ishte larguar nga shtëpia më 14 tetor.
Po ndërmerren masa për gjetjen e të riut.
