Tetovë, 17 tetor Zhurnal.mk – Banorët e Komunës së Bërvenicës do të votojnë nesër për kryetarin e ri të komunës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme lokale, të cilat po mbahen pas vdekjes së ish-kryetarit të komunës, Jovica Ilievski, më 23 qershor 2026.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), sot do të votojnë 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës janë gjashtë kandidatë, të cilët përfaqësojnë katër blloqe politike dhe dy kandidatë të pavarur.
Detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës gjatë muajve të fundit e ka ushtruar Robert Milosheski.
Vendvotimet nesër do të hapen në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Në Listën Zgjedhore, në dhjetë vendbanimet e Komunës së Bërvenicës, janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues. Prej tyre, 449 janë përkohësisht në punë jashtë vendit, ndërsa në burg ose në paraburgim ndodhen nëntë votues.
