PDSH-ja shqyrton mundësinë e përditësimit të Marrëveshjes Politike, formohet grupi punues

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 16 tetor Zhurnal.mk – Në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), sot u mbajt mbledhja e zgjeruar e Kryesisë Qendrore, ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë. Në fokus të diskutimeve ishte situata aktuale politike në vend dhe në rajon, si dhe mundësia e përditësimit të Marrëveshjes Politike të PDSH-së.

Gjatë mbledhjes, kryetari i partisë paraqiti analizën e tij mbi zhvillimet aktuale politike dhe çështjet që lidhen me Marrëveshjen Politike të PDSH-së, duke hapur diskutimin për nevojën e rishqyrtimit të saj në rrethanat e tanishme politike.

Pas një diskutimi të gjerë dhe shkëmbimit të mendimeve, anëtarët e pranishëm votuan unanimisht për formimin e një grupi punues, i cili do të ketë për detyrë të rishqyrtojë Marrëveshjen Politike të partisë.

Grupi punues do të analizojë mundësinë e përditësimit dhe plotësimit të marrëveshjes, por edhe nevojën për ruajtjen e saj në formën aktuale. Të gjitha alternativat do të shqyrtohen, ndërsa grupi do të përgatisë propozime dhe rekomandime që do t’i paraqiten për shqyrtim të mëtejshëm.

Vendimi për formimin e grupit punues shënon nisjen e një procesi të brendshëm vlerësimi, përmes të cilit PDSH-ja do të shqyrtojë nëse Marrëveshja Politike duhet të përshtatet me zhvillimet e reja apo të vazhdojë të mbetet në formën e saj aktuale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër