Bërvenicë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Jakup Huseini për kryetar dhe i gjithë VLEN-i në krah të tij për punët e Bërvenicës. Me këtë zotim e përmbyllëm sonte fushatën dhe kërkuam besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 18 tetorit.
Për ne, mbështetja për Jakupin nuk mbaron të dielën te kutia e votimit. Vazhdojmë bashkë me të për çdo projekt që kërkon përkrahje, për çdo problem që kërkon zgjidhje dhe për çdo zotim që kemi marrë para banorëve.
Këtë e theksoi edhe bashkëkryetari Izet Mexhiti. Pas Jakupit qëndron VLEN-i, me udhëheqësinë dhe ministrat e tij, në mbështetje të zhvillimit të komunës.
Bashkëkryetari Bilall Kasami kërkoi mobilizim për fitoren e Jakup Huseinit, duke bërë thirrje që të dielën të votohet për zhvillimin e Bërvenicës, për punë, investime dhe mundësi për të rinjtë.
Jakupi e njeh Bërvenicën nga brenda. Gjatë kësaj fushate ka vizituar çdo vendbanim, nga Çellopeku e Miletina, te Radiovca, Tenova, Stença e Gurgurnica. Ka dëgjuar banorët, kërkesat dhe hallet e tyre. Tani kërkon besimin që këto kërkesa t’i kthejë në punë, me mbështetjen e të gjithë VLEN-it.
I ftojmë qytetarët të dalin masivisht në votim dhe ta mbështesin Jakup Huseinin.
Mbështetjen e kësaj fushate ta kthejmë në votë dhe votën në punë për Bërvenicën.
Më 18 tetor, me Një Zë rrethojmë numrin 4. Ia besojmë Bërvenicën Jakup Huseinit!
