Në Bërvenicë kanë votuar 85 nga 88 personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe 7 nga 9 të burgosurit dhe të paraburgosurit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 17 tetor Zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të votuar në komunën e Bërvenicës, deri më tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 85 persona.

Sipas informacioneve të deritanishme të KSHZ-së, nga gjithsej nëntë persona të regjistruar në Listën Zgjedhore, të cilët vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, kanë votuar shtatë prej tyre.

Votimi i këtyre personave po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, Shtip dhe Tetovë.

Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se votimi në Bërvenicë ka nisur sot në orën 07:00 dhe po zhvillohet pa pengesa. Deri më tani nuk janë raportuar probleme apo vështirësi në ushtrimin e së drejtës së votës dhe në zhvillimin e procesit zgjedhor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër