Mblidhen tri komisione parlamentare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Tri komisione parlamentare do të mbajë sot mbledhje, ku në fokus do të jenë çështjet ekonomike, shëndetësore dhe administrata publike.

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2026.

Po në orën 10:00, Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen e radhës, me raportimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) në rend dite.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër