Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Sot u promovua platforma “EkoShkup”, një zgjidhje e re digjitale me të cilën qytetarët më lehtë do të raportojnë problemet ekologjike, ndërsa shërbimet e qytetit do të marrin informacione konkrete për veprim më të organizuar, njoftoi kryetari i komunës Orce Gjorgjievski.
“Një ide rinore bëhet vepër, në shërbim të qytetit tonë. Si funksionon ‘EkoShkup’? Kur të vëreni një deponi të egër, problem me kontejner ose ndonjë problem tjetër ekologjik, përmes platformës dërgoni raport me lokacion të saktë, fotografi dhe përshkrim të shkurtër. Kështu, shërbimet më lehtë do ta gjejnë vendin dhe do të kenë pasqyrë më të qartë për gjendjen në terren. Pas dorëzimit, mund ta ndiqni statusin e raportit. Për qytetarët kjo do të thotë raportim më të lehtë, më shumë transparencë në veprim dhe komunikim më të drejtpërdrejtë me institucionet”, tha Gjorgjievski. Për ne, shtoi ai, kjo është një detyrim shtesë për përgjegjësi dhe rezultate të dukshme.
“Teknologjia na jep një mundësi të re, ndërsa përkushtimi ynë duhet ta shndërrojë në një Shkup më të pastër dhe më të rregulluar. Mirënjohje e sinqertë ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen financiare, ndaj LEAD, e sidomos ndaj të riut Andrej dhe gjithë ekipit të entuziastëve që me dije, mund dhe besim në idenë e tyre e krijuan ‘EkoShkup’”, tha kryetari i komunës.
Ai i ftoi qytetarët ta përdorin platformën dhe me lokacione të sakta, fotografi dhe informacione të dobishme të kontribuojnë për lokalizimin më të shpejtë të problemeve.
