Muhamet Elmazi nënshkruan lejen për sallën sportive në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit e këtij institucioni arsimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elmazi bëri të ditur se lejen e nënshkroi gjatë një takimi me drejtorin e Medresesë, Islam Islami.
Sipas Elmazit, ndërtimi i sallës do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte më të mira, krahas procesit mësimor dhe edukimit shpirtëror.

Ai theksoi se krijimi i hapësirave sportive është i rëndësishëm për zhvillimin fizik të të rinjve, kultivimin e disiplinës dhe promovimin e një jete të shëndetshme.

Elmazi u shpreh se Komuna e Sarajit do të vazhdojë të mbështesë projekte që synojnë përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe komunitetin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër