Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, realizoi një takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Shkup, Alper Aktaş.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për vazhdimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në sektorin e shëndetësisë.
Klekovski informoi se ndër temat kryesore të bisedës ishte edhe nënshkrimi i ardhshëm i një Memorandumi të Mirëkuptimit për Bashkëpunim në sektorin e shëndetësisë.
“Turqia ka një sistem të zhvilluar shëndetësor dhe përvojë nga e cila mund të mësojmë shumë. Memorandumi do të hapë hapësirë për bashkëpunim konkret, nga i cili do të përfitojnë pacientët në të dyja vendet”, theksoi Klekovski.
Ai shprehu mirënjohje ndaj diplomatit turk për bisedën konstruktive të zhvilluar, duke përsëritur përkushtimin për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
“E falënderoj ambasadorin Aktaş për bisedën e hapur dhe të përzemërt. Për çdo pacient, çdo ditë”, porositi Klekovski.
