Mickoski në Samitin e Malit të Zi me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe kancelarin gjerman Merz

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, nesër, më 22 tetor, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Sveti Stefan, Mali i Zi, ku do të diskutohet për lidhjen ekonomike të rajonit, sigurinë dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Para fillimit të ngjarjes janë paraparë deklarata të shkurtra për mediat, ndërsa në sesionin kryesor, Mickoski do t’i shpjegojë mundësitë dhe qëndrimet e Maqedonisë së Veriut lidhur me ekonominë, sigurinë, si dhe integrimet evropiane dhe konkurrueshmërinë e rajonit.

Samiti është ngjarja përmbyllëse e kryesimit të Malit të Zi, ndërsa përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të merr pjesë edhe kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, i cili është një mbështetës i fuqishëm i përparimit dhe integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër